Komisioneri Publik Ankim.pdf

159473775115941086789.-Ankim-kundr-vendimit-nr.-60-dat-1.8.2018-t-KPK-s-pr-subjektin-e-rivlersimit-z.-Gentian-Medja-2.pdf
Preview of Komisioneri Publik Ankim
🔗 Source: aksesdrejtesi.al
📊 Size: 562 KB
👤 Author: Windows User
⬇️ Downloads: 51

Summary

Nënshkrimi i Komisionerit Publik Florian Ballhysa për ankim kundër vendimit nr. 60, datë 1.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit z. Gentian Medja.

Rrethanat e çështjes:

1. Subjekti i rivlerësimit z. Gentian Medja, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, është nënshtruar rivlerësimit ex officio.
2. Subjekti i rivlerësimit ka ushtruar detyrën e gjyqtarit dhe përkohësisht edhe të kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër nga viti 2004 deri në nëntor të vitit 2013 dhe aktualisht është gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë.
3. Me qëllim vlerësimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave të nevojshme për procesin e rivlerësimit, referuar nenit 45, të ligjit nr. 84/2016, hetimi administrativ i Komisionit mbi të tria kriteret, atë të pasurisë, figurës dhe profesional, ndaj subjektit të rivlerësimit ka filluar në datë 6.12.2017 dhe ka përfunduar më datë 11.7.2018.
4. Bazuar në nenet 33, 39 dhe 43 të ligjit nr. 84/2016, Komisioni ka administruar raportet e vlerësimit të hartuara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (referuar në vijim si ILDKPKI), raportin e vlerësimit të figurës të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit (referuar në vijim si DSIK) dhe raportin e vlerësimit profesional të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (referuar në vijim si Inspektorati), nga të cilat ka rezultuar se:
4.1 ILDKPKI, bazuar në nenin 33/5 të ligjit nr. 84/2016, me anë të “Aktit të përfundimit të kontrollit të plotë të deklaratës së pasurisë së subjektit Gentian Medja 1”, i ka referuar Komisionit se:
i. Deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin;
ii. Ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë;
iii. Nuk ka kryer fshehje të pasurisë;
iv. Nuk ka kryer deklarim të rremë;
v. Subjekti nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesave.
4.2 DSIK, bazuar në nenin 39, pika 2, të ligjit nr. 84/2016, me anë të raportit mbi kontrollin e figurës për subjektin e rivlerësimit2, i ka referuar Komisionit:
i. Përshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës të subjektit të rivlerësimit.
4.3 Për kriterin profesional, Komisioni ka thelluar hetimin administrativ, ku përveç tri dokumenteve ligjore (vendime gjyqësore), dorëzuara nga subjekti, dhe pesë dosjeve gjyqësore të përzgjedhura me short (shtojca 4 e ligjit nr. 84/2016), ka vlerësuar dhe përzgjedhur edhe pesë dosje gjyqësore shtesë3, të cilat i janë dërguar për analizë Inspektoratit. Inspektorati, bazuar në nenin 43/2 të ligjit nr. 84/2016, ka përcjellë pranë Komisionit (dy4) raportet e hartuara për aftësitë profesionale të subjektit, si dhe raport vlerësimi mbi një dosje gjyqësore të subjektit, për një rast të denoncuar pranë Komisionit nga shtetasi ..

Procesi i rivlerësimit dhe përfundimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit:

7. Në zbatim të nenit 179/b të Kushtetutës, nenit Ç, pika 1, të aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016, procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin z. Gentian Medja ka përfshirë kontrollin e pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale. Përfundimet e Komisionit për secilin kriter kontrolli janë si vijon:
7.1 Për vlerësimin e pasurisë. Referuar nenit D, të aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016, Komisioni pas administrimit të raportit dhe materialeve përkatëse nga ILDKPKI-ja, ka kryer hetimin dhe vlerësimin e pavarur të të gjitha fakteve dhe rrethanave lidhur me vlerësimin e pasurisë së subjektit të rivlerësimit, duke kërkuar informacion nga subjekte të së drejtës publike dhe ato private5, bazuar në nenet 49 dhe 50 të ligjit nr. 84/2016. Në përfundim të hetimit nuk kanë rezultuar pasaktësi në deklarime, likuiditete të pajustifikuara, deklarim të rremë apo fshehje pasurie nga ana e subjektit të rivlerësimit.
7.2 Për kontrollin e figurës. Nga hetimi administrativ nuk është gjetur asnjë element që të vërtetojë ekzistencën e kontakteve të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar, sipas parimeve dhe kushteve të parashikuara në nenin DH të aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016. Subjekti i rivlerësimit është gjetur në kushtet e përshtatshme për vazhdimin e detyrës.
7.3 Për vlerësimin e aftësive profesionale. Referuar nenit E, të aneksit të Kushtetutës, nenit 43/2 dhe 44 të ligjit nr. 84/2016, Komisioni pasi ka administruar dy raportet e përgatitur nga Inspektorati, analizimit të 13 çështjeve gjyqësore (10 të përzgjedhura me short dhe 3 të paraqitura nga subjekti) dhe vlerësimit të 2-të6 (nga 5 të depozituara) denoncimeve nga publiku, për subjektin z. Gentian Medja ka listuar gjetjet si vijon:
i) mosrespektimi në mënyrë të përgjithshme të normave të profesionalitetit dhe të njësitës së gjyqësore;
ii) mosrespektimi i normave të profesionalitetit dhe të njësitës së gjyqësore në çështjen nr. 1;
iii) mosrespektimi i normave të profesionalitetit dhe të njësitës së gjyqësore në çështjen nr. 2;
iv) mosrespektimi i normave të profesionalitetit dhe të njësitës së gjyqësore në çështjen nr. 3;
v) mosrespektimi i normave të profesionalitetit dhe të njësitës së gjyqësore në çështjen nr. 4;
vi)

Description

Ankim i Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 60, datë 1.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Gentian Medja. Baza ligjore: Neni 179/b, pika 5, i Kushtetutës, neni C, pika 2, neni F, pika 2 e aneksit të Kushtetutës, neni 63 i ligjit nr. 84/2016.

Technical Information

  • File Format: PDF
  • File Size: 562 KB
  • Pages: 24
  • Language: IT
  • Author: Windows User
  • Total Downloads: 51
  • Last Updated: 2 weeks ago

Document Overview

This PDF document about Komisioneri Publik Ankim provides comprehensive information and guidance. Whether you're a beginner or advanced user, this resource offers valuable insights into Komisioneri Publik Ankim.

Related Topics

If you're interested in Komisioneri Publik Ankim, you might also want to explore:

Download Komisioneri Publik Ankim eBooks for free and learn more about Komisioneri Publik Ankim. These books contain exercises and tutorials to improve your practical skills, at all levels!

Not satisfied with this document? We have related documents to Komisioneri Publik Ankim, try searching with similar keywords: Komisioneri Publik Ankim, Ankim Kundër Vendimit Nr. 162, Njoftim për Ankim, Ankim, Makalah Manajemen Pelayanan Publik Isu Dan Potret Pelayanan Publik, Buku Ekonomi Publik Guritno , Contoh Proposal Dialog Publik Tentang Perda Tenta, Contoh Soal Kebijakan Publik Dan Pembahasan

You can download PDF versions of the user's guide, manuals and ebooks about Komisioneri Publik Ankim, you can also find and download for free A free online manual (notices) with beginner and intermediate, Downloads Documentation, You can download PDF files (or DOC and PPT) about Komisioneri Publik Ankim for free, but please respect copyrighted ebooks.